Mashtruesi “serial” i taksistëve, iu merrte para, linte “peng” qese plehrash e ikte pa paguar

Mashtruesi “serial” i taksistëve, iu merrte para, linte “peng” qese plehrash e ikte pa paguar

Një 29-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata për mashtrimin e disa taksistëve në kryeqytet. Përveçse nuk i paguante për shërbimin, ai ju merrte shuma të vogla parash gjatë rrugës. Skema e të riut funksiononte mbi krijimin e besimit tek taksistët, duke ju lënë si garanci sende personale në makinë, që në përfundim rezultonin të ishin mbeturina të marrë në koshin më të afërt. Emrah Sh. u përball me Gjykatën e Tiranës pas kallëzimit të dy prej taksistëve të mashtruar prej tij, ndërkohë që vetë ai pranoi pas arrestimit se kishte mashtruar edhe të paktën tre të tjerë. Në përfundim të gjykimit, 29-vjeçari u fajësua për “mashtrim” dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar...