Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U vra, mos kërkoni”/ Zhduket në Spanjë 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja
“Është vrarë, mos e kërkoni!”. Është ky mesazhi anonim që alarmoi familjen e Miklovan Danajt, një eksponent i spikatur i narkotrafikut, i zhdukur në Spanjë që prej datës 11 maj. Personi i fundit që ka takuar 30-vjeçarin ka qenë bashkëshortja, të cilët së bashku kishin shkuar në një qendër shëndetësore për t’i bërë vaksinën vajzës së tyre 8 muajshe. Pas këtij momenti, për 30-vjeçarin e lindur në Gur të Zi, Shkodër nuk ka asnjë shenjë jete dhe fati i tij mbetet mister. Miklovani, i njohur ndryshe me nofkën “Keli” rezulton një emër i rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë, si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme në këtë aktivitet kriminal. Përfshirja e të riut shqiptar në narkotrafikun mund të këtë qenë shkaku...