Droni rus shpërthen dhe rrëzohet në Poloni, reagon Varshava: Provokim!

Droni rus shpërthen dhe rrëzohet në Poloni, reagon Varshava: Provokim!

Një dron ushtarak rus ka shpërthyer gjatë natës në Poloninë Lindore. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosyniak-Kamiz, e ka cilësuar si një “provokim” nga Rusia. “Edhe një herë po merremi me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus. Jemi në një moment kritik, pasi bisedimet e paqes (në Ukrainë) janë duke u zhvilluar”, tha ai. Polonia ka qenë në gatishmëri të lartë për objekte që hyjnë në hapësirën e saj ajrore që kur një raketë ukrainase goditi fshatin jugor polak Przewodów në vitin 2022, duke vrarë dy persona.