Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me numrin dy të Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Takimi është zhvilluar në selinë e PD ku në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë zgjedhore.
Nisja e sesionit të ri parlamentar, Flamur Noka dhe Tedi Blushi takohen në selinë blu
