Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se depozitat në BQK, deri më 31 korrik 2025 ishin 1.58 miliard euro, duke shënuar rritje prej 64.69 milionë euro nga periudha paraprake.Prej tyre, 636.33 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 616.99 milionë euro nga bankat komerciale, 186.95 milionë euro nga AKP dhe 135.64 milionë euro nga burimet tjerat.“Asetet e BQK-së – në fund të muajit korrik 2025 arritën vlerën prej 1.86 miliard euro, duke shënuar rritje prej 68.71 milionë euro krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Fondeve pensionale dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave”.Sipas raportit, nga gjithsej asetet vlera e...