Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kush dreqin e ka mallkuar këtë vend që i detyron shqiptarët të ndahen për së gjalli me prindërit
Nga Elona Caslli E ulur në një kafene përballë një çaji mali bie telefoni. Shoh një thirrje në whats up. Një mikeshë që është larguar prej dy vitesh në Amerikë. Përmes shumë vështirësish ia doli mbanë të mbërrinte bashkë me të shoqin dhe të birin në tokën e premtuar. Në të gjitha komunikimet që kemi thotë se nuk ka punën që kishte këtu (punë në zyrë), por punon shitëse diku dhe pohon se nuk përjeton stresin e përmuajshëm të pagimit të faturave në fund të muajit siç e përjetonte kur ishte këtu. Është pa letra si shumë shqiptarë. ‘Kur më dhemb dhëmballa’- thotë- shkoj tek një dentist polak. Lindorët janë gjithmonë zgjidhje për lindorët. Kur pashë thirrjen, mendova se ishte në pushimin e zakonshëm dhe...