IJo, asgjë nuk vjen vonë, sepse të gjitha gjëratkanë kohën e tyre, si gruri dhe trëndafilat;vetëm se, ndryshe nga kalliri i grurit dhe lulja,çdo kohë është koha që dashuria të mbërrijë.Jo, dashuria kurrë nuk është vonë.Zemra jote dhe imjatinëzisht e dinë se dashuria kurrë nuk vonon.Dashuria, në çdo orë, vjen dhe troket në një derëdhe troket nga brenda, sepse tashmë dera është e hapur.Dhe ka një dashuri të guximshme dhe ka një dashuri frikacake,por, sidoqoftë, asnjëra nuk mbërrin vonë.IIDashuria, çamarrok i krisur me buzëqeshjen e çmendur,vjen me hapa të ngadaltë, por vjen edhe me nxitim;por askush nuk është i sigurt, nëse ky çamarrok i marrosurqëllon me shigjetë, ashtu rastësisht, për pak argëtim.Ndodh kështu kur një djalë i keq argëtohet,por një burrë plagoset për vdekje, një burrë i trishtuar.Dhe akoma më shumë, kur shigjeta plagën i malconsepse hedh helmin e një shprese të hidhëruar.Dhe burri digjet e digjet në flakën e tij plot pasion,Edhe atëherë, dashuria nuk vjen shumë vonë.IIIJo, nuk do të them kurrë se atë natë vereethet e dorës sate dorën time ma përvëluan.Askujt nuk do t’ia them përveç teje,se ëndrrat për ty gjakun ma turbulluan.Dhe nuk do të them çfarë pashë në syrin tëndqë ishte si çelësi i një dere të mbyllur.Asgjë më shumë.Nuk ishte koha e kallinjve të grurit dhe luleve,e megjithatë dashuria nuk vonoi.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
JOSÉ ÁNGEL BUESA: POEMA E LAMTUMIRËS

Leave a Reply