Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz. I riu u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit”, njofton policia. Materialet...