Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kurbin, plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti, pranga 33 vjeçarit
Plagosi me thikë, një 50-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Kurbin. Policia sekuestroi thikën e përdorur për plagosjen. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë,...