Gati për pushtimin e Gazës, Izraeli thërret 60 mijë rezervistë, Netanjahu përplaset me Francën

Gati për pushtimin e Gazës, Izraeli thërret 60 mijë rezervistë, Netanjahu përplaset me Francën

Izraeli po vijon me përgatitjet e fundit përpara nisjes së ofensivës më të re për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës. Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet kanë thirrur afërsisht 60,000 rezervistë, në varësi të miratimit nga Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz. Ushtarët do të marrin urdhrat nga IDF të paktën dy javë para se të paraqiten në detyrë. Megjithatë, jo të gjithë janë thirrur për të marrë pjesë në operacionin për të pushtuar qytetin e Gazës pasi disa do të zëvendësojnë trupat e përhershme të ushtrisë në fronte të tjera. Ndërkohë një përplasje e ashpër ka nisur mes kryeministrit Netanjahu dhe presidentit francez Macron, teksa ky i fundit paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës. “Thirrja juaj për një shtet palestinez i shton benzinë zjarrit...