Edhe pse vetëm një javë i izoluar në “Ferma VIP”, këngëtari Big Basta nuk i ka kursyer deklaratat e dashurisë ndaj partneres së tij, Vesa Lumës.
Ai është shfaqur duke kënduar bashkë me një pjesë tjetër të fermerëve këngët e Vesës.
Por, jo vetëm kaq, në përfundim të “koncertit”, Big Basta i dhuroi këngëtares një puthje, teksa iu drejtua edhe me frazën: Të dua!
Mesazh ky që shkriu zemrat e ndjekësve të çiftit më të njohur të skenës muzikore.
Dy këngëtarët festuan në dhjetorin e 2024, përvjetorin e tyre në Paris. Pikërisht në vendin, ku 12 vite më parë, Vesa Luma mori propozimin e ëndrrave nga Big Basta. Tashmë ata janë edhe prindër të një djali, Lianit 8-vjeçar.
/vizionplus.tv

Leave a Reply