Luftë për jetën në Gaza! Mjekët përballen me një sëmundje të rrallë paralizuese mes bllokadës izraelite dhe mungesës së ndihmave

Luftë për jetën në Gaza! Mjekët përballen me një sëmundje të rrallë paralizuese mes bllokadës izraelite dhe mungesës së ndihmave

Viruset e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje të rënda paralizuese po përhapen shumë në Gaza. Fëmijët e uritur që jetojnë nën bllokadën izraelite nuk kanë qasje në ushqimin ose trajtimet që u nevojiten për t’u shëruar, shkruan Politico. Për muaj të tërë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se shkatërrimi i impianteve sanitare të Rripit të Gazës nga Izraeli mund të nxisë rritjen e sëmundjeve infektive. Tani, mjekët po raportojnë një rritje të rasteve të paralizës akute, një sindromë e rrallë që shkakton dobësi muskulore që mund ta bëjë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen. Përpara tetorit 2023, paraliza akute ishte “diçka e çuditshme dhe shumë e rrallë”, me një ose dy raste që shfaqeshin çdo vit, tha Ahmed al-Farra, kreu i pediatrisë në Spitalin Nasser në Khan Younis,...