Vazhdon jehona e takimi shumëpalësh në Uashington për të ndërprerë luftën në Ukrainë. I ftuar në një studio televizive, aktivisti Nador Bakalli, është shprehur se, deri para pak kohësh rruga diplomatike nuk mendohej si zgjidhja e kësaj çështje.
Gjatë bisedës Bakalli u shpreh se, me ardhjen e presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, rruga diplomatike duket se është rruga e duhur dhe e vetme për zgjidhje e konfliktit në Ukrainë.
‘Deri dje ka qenë tabu të flisje me Putinin, është diktator, agresor. Ka pasur këto epitete dhe qasja ka qenë që, të ndihmojmë pa kushte Ukrainën për të përballur këtë konflikt.
Këtë konflikt e kanë quajtur edhe ‘makinë mishi’. Pra kemi një front lufte që lëviz shumë pak, ndërkohë që ka humbje masive jete.
Prandaj sot qasja ka ndryshuar. Është folur që ndoshta rruga e vetme për të ndaluar këtë konflikt është rruga diplomatike. Dhe duket se edhe liderët europianë kanë bërë paqe me këtë qasje të re që ka ardhur, pas ardhjes së presidentit Trump në pushtet.
Deri dje, ndaj Ukrainës jepej ndihmë pa kushte.
Por me ardhjen e Trump, janë futur në mes termat ekonomikë. Ju e mbani mend atë që quhet, materialet e rralla dhe para pak muajsh në marrëveshjen mes SHBA dhe Ukrainës, u fut si pjesë e garancive që Ukraina kërkon, u fut shkëmbimi i mineraleve të rralla.
Përzierja e biznesit me paqen e mundshme është qasja që marrë sot administrata amerikane’, tha Nado Bakalli.
“Diplomacia, rruga e vetme për paqe në Ukrainë”/ Jehona e takimit shumëpalësh, reagon aktivisti: Me ardhjen e Trump…
