Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rritja e pandalshme e karteleve të drogës në Amerikën Latine
Prej më shumë se një shekulli, fisi Ticuna, komuniteti më i madh indigjen në Amazonën braziliane, ka përballuar kërcënime nga prerësit e pyjeve dhe minatorët ilegalë në zonat më të thella të pyllit tropikal. Por sfida e fundit është më e ashpra që kanë përjetuar ndonjëherë. “Vitin e kaluar këtu fluturonin dronë”, thotë majori Jonatas Soares, komandant i policisë ushtarake rajonale, duke folur në fshatin Ourique, rreth 1 mijë e 100 kilometra në perëndim të Manaus-it. Trafikantët e drogës, shton ai, “ndalonin aty, magazinonim kokainën dhe ngrinin dronët për të parë se çfarë po ndodhte përpara se të vijonin rrugën”. Informatorët treguan se aty ishin ruajtur 200 kilogramë drogë, por policia nuk arriti t’i gjente. Një nga hapësirat më të mëdha dhe të paarritshme të pyllit...