Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Grabiti të paktën 10 motora gjatë sezonit veror, arrestohet 16-vjeçari shqiptar
Një 16-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë gjithë sezonit veror. Bashkë me të ra në pranga edhe shoku i tij, një 17-vjeçar grek, pasi vjedhjet i kryenin në bashkëpunim. Sipas gazetës greke, ‘Protothema’, dy të miturit kishin menduar deri në detaje se si të grabisnin motorët, duke përdorur çelësat të posaçëm. Të miturit u arrestuan në flagrancë teksa ishin në përpjekje për të vjedhur një kamion në zonën e Stavrupolit të Selanikut. Nga 10 motorët e vjedhur në Selanik, 8 prej tyre janë rikthyer tek pronarët, por 2 të tjerët ende nuk janë gjetur. Sipas medias greke, kjo nuk ishte hera e parë që 17-vjeçari grek arrestohet, pasi më 8 korrik, së...