Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Putin propozon takim dypalësh me Zelenskyn në Moskë, presidenti ukrainas refuzon
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar zhvillimin e një takimi dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, gjatë një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump, raportoi agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar dy burime të afërta me situatën. Sipas njërit prej burimeve, “Putin përmendi Moskën” si vendin e mundshëm të takimit gjatë telefonatës së zhvilluar të hënën. Në atë kohë, Zelensky ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, në një takim të përbashkët me udhëheqës evropianë. Gjithashtu sipas të njëjtit burim, Zelensky u përgjigj me ‘jo’, duke e refuzuar propozimin e homologut rus. Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarë për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje për paqe.