Shuhen zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Shuhen zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Duket se situata me zjarret në vend ka ardhur drejt qetësimit, pas uljes edhe të temperaturave. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 5 vatra zjarri, 3 vatra janë aktive dhe 2 në monitorim. Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës. Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë...