Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin
Kredia për sektorin privat në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke ruajtur të njëjtin trend pozitiv si në fund të vitit të kaluar. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mbi tendencat e kreditimit, kjo ecuri është mbështetur nga kushtet financiare të favorshme dhe nga kërkesa e lartë për kredi. “Në total, flukset neto të portofolit të kredisë në raport me PBB-në kanë mbetur në nivele të larta, gjë që është reflektuar në rritjen e raportit të kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së, në 32.7%, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me rritjen më të shpejtë të kreditimit në rajon. Zgjerimi i kreditimit në ekonomi vijon të mbështetet nga kërkesa e lartë për financim nga sektori...