DETAJE: 500 mijë euro drogë me “dragua”, si e ktheu shtëpinë në laborator Shkëlqim Krrashi?

DETAJE: 500 mijë euro drogë me “dragua”, si e ktheu shtëpinë në laborator Shkëlqim Krrashi?

Askush nuk do ta mendonte se në katin e fundit të pallatit Shkëlqim Krrashi do të vendoste që të ndërtonte një laborator droge. 61 vjeç, pa asnjë precedent penal kishte vendosur të përpunonte jo vetëm kanabis, por edhe kokainë në një banesë në Yzberisht të Tiranës. 6 muaj më parë agjentët e policisë morën informacion se Krrashi shiste kokainë në këtë zonë, në doza të vogla. Por pasi u mbajt nën vëzhgim për muaj të terë, u zbulua baza e përpunimit të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, agjentët e Antidrogës gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë kanabis në formën e çokollatës dhe me stemën e dragoit dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro. Gjithashtu u sekuestrua një...