Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plehrat vetëm në orare të caktuara, ndryshe gjobë e menjëhershme! Ja bashkia që po ndryshon rregullat
Bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre. Duke filluar nga kjo verë, bizneset duhet të hedhin mbetjet në intervalin 20:00 – 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00 – 21:00. “Eshtë konstatuar se disa nga këto kontejnerë janë plot dhe jashtë orarit të caktuar nga bashkia. Është bërë e mundur evidentimi se ëkush është shkaktari i ndotjeje.”, tha Jurgen Marku, Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës. Sipas bashkisë së Lezhës në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbetje jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh. Për subjektet që nuk respektojnë...