Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Policia e Beratit publikon planin e masave

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Policia e Beratit publikon planin e masave

Mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota do të udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit. Pelegrinazhi në malin e Tomorrit nis në 20 gusht dhe përfundon në 25 gusht, ndërsa Policia e Beratit ka publikuar edhe planin e masave me qëllimin për parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit. Plani i masave: -Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të...