Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet

Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet

Policia e Beratit ka hartuar planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit në këtë mal. Detyrat e parashikuara në këtë plan masash do të kryhen nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,...