Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra aktive, dy në monitorim

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra aktive, dy në monitorim

Pesë vatra zjarri janë evidentuar vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, tre prej të cilave janë aktive, ndërsa dy të tjerat po monitorohen. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatrat aktive janë në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht në terren të vështirë dhe në pamundësi për ndërhyrje nga toka; në fshatrat Damjan e Isufaj të Tiranës edhe në zonën e Pezë – Helmës; si dhe Në Parkun Natyror Gërmenj. “Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat: 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim, si më poshtë:  Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren...