Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën sapo doli nga klinika dentare Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.