Nënë e bir dhunohen brutalisht në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit e njohur me precedentë penalë

Nënë e bir dhunohen brutalisht në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit e njohur me precedentë penalë

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e një sherri të dhunshëm të ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të plagosur rëndë një nënë dhe djali i saj. Ngjarja u shënua në një parkim në lagjen nr. 4, ku 6 persona u përfshinë në konflikt. Sipas hetimeve, nënë e bir, N.A. dhe E.A., u goditën me grushte, shkopinj dhe sende të forta, duke pësuar plagë të shumta. Ata u transportuan menjëherë me autoambulancë në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia fillimisht shoqëroi 4 persona, ndërsa më pas arrestoi në flagrancë dy prej tyre – vëllezërit Romeo Laze (45 vjeç) dhe Fabion Laze (39 vjeç), të cilët akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje...