Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Takimi Putin-Zelensky, në një vend neutral”, Macron zbulon shtetin ku mund të takohen presidentët
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se po punohet për një takim të rëndësishëm diplomatik mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një intervistë për transmetuesin TF1-LCI, Macron tha se formati i bisedimeve pritet të jetë i gjerë, duke përfshirë fillimisht një takim dypalësh mes dy liderëve, më pas një takim trepalësh ku do të jetë i pranishëm edhe Donald Trump, si dhe një fazë të fundit shumëpalëshe me përfaqësuesit e vendeve europiane. Sipas Macron, samiti mund të mbahet në një vend neutral, ku opsioni më i mundshëm mbetet Gjeneva në Zvicër, edhe pse në tavolinë është edhe alternativa e Stambollit, ku më herët janë zhvilluar bisedime dypalëshe mes palëve. Ky zhvillim vjen në një moment delikat për luftën në Ukrainë. Presidenti...