Rriten me 10% eksportet bujqësore gjatë gjysmës së parë të vitit, MBZHR jep detajet

Rriten me 10% eksportet bujqësore gjatë gjysmës së parë të vitit, MBZHR jep detajet

Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë (MBZHR), eksportet bujqësore gjatë janar–qershor 2025 shënuan një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar apo afro 14.250 ton më shumë. Sipas Ministrisë, prodhimet “Made in Albania” po vijojnë të depërtojnë me sukses në tregjet elitare ndërkombëtare, falë besimit në cilësinë që garanton fermeri vendas dhe toka shqiptare. Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Ndër produktet më të eksportuara janë ato sezonale, si domate, tranguj, sallata, shalqi, pjepër, etj. Rritja e eksporteve të produkteve shqiptare tregon...