Kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat deri në 35 gradë

Kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat deri në 35 gradë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Në relievet kodrinore – malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.