Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Devollit.

Sipas informacionit të policisë, mësohet se 55-vjeçari ka shkuar në klinikë për mjekim dentar, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.
Njoftimi i policisë: 
Devoll / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.