Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Grabitën me dhunë një çift të moshuarish në Itali, arrestohen tre shqiptarë
Tre shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohen për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme në një banesë në qytetin e Padovës, Itali ku u përfshi një çift i moshuar. Ngjarja ndodhi natën e 10 gushtit, kur tre persona të maskuar hynë në shtëpinë e çiftit me qëllim vjedhjen. Pronari i shtëpisë, një 70-vjeçar, u godit me levë dhe u shkelmua sapo ra përtokë. Viktimat u grabitën për telefonat celularë dhe disa sende me vlerë, ndërsa përpjekja për të hapur një kasafortë dështoi. Pas marrjes së ankesës, policia ndërmori hetime të shpejta që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre shqiptarëve. Gjatë bastisjes së banesës së tyre u gjetën çanta, bizhuteri dhe para me vlerë 15 mijë euro, si dhe mjetet e përdorura në...