Në një analizë të thelluar mbi takimin që po zhvillohet mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë, gazetari Genc Burimi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se thelbi i diskutimeve është çështja e garancive dhe e vlerave.
Ai theksoi se historia nuk duhet të përsëritet, duke sjellë ndër mend rastet e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, të cilët i shitën Çekosllovakinë Hitlerit.
Burimi nënvizoi se sot në tryezë është një debat semantik, por jetik: pushim zjarri apo marrëveshje paqeje. Sipas tij, evropianët po synojnë një skenar të ngjashëm me atë të dy Koreve apo dy Qiprove, ku nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, por vetëm një situatë të ngrirë.
“Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do të ketë përsëri luftë. Prandaj ata duan të fitojnë kohë, të armatosen dhe të mos kenë më nevojë për SHBA-në për 3-4 vjet,” u shpreh Burimi. Ai shtoi se një marrëveshje paqeje do të thotë fund i luftës dhe kjo është e papranueshme për Zelensky, i cili sipas tij pranon një pushim zjarri vetëm përkohësisht, me synimin që në të ardhmen të rikthejë luftën kur të ndjehet më i fuqishëm.
Nga ana tjetër, Trump kërkon që marrëveshja e paqes të bëhet tani. Pikërisht këtu, sipas Burimit, qëndron edhe dallimi i madh në qasjen mes SHBA-së dhe Evropës. “Prandaj evropianët shprehen qartë se nuk janë dakord me një marrëveshje paqeje. Është thjesht një lojë fjalësh,” theksoi gazetari.
Genc Burimi:
Për mua sigurisht është thelbësore historia e garancive, por kemi të bëjmë në radhë të parë me një problem vlerash. Sot kërkoi t’i evitojë vetes, kërkoi t’i evitojë historisë, kërkoi t’i evitojë brezave imazhin e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, që i shiten Çekosllovakinë Hitlerit.
Pra sot është një debat semantik për shumë e shumë i rëndësishëm, pushim zjarri apo marrëveshje paqeje, këtu luhet gjithçka. Evropianët sot duan që të ketë pushim zjarri, pra për ta bërë të thjeshtë për shqiptarët, evropianët duan sot bashkë me Zelensky një situatë, një kontekst të ngjashëm me 2 Koretë, ose me 2 Qiprot, që do të thotë midis 2 Koreve apo midis 2 Qiprove nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, thjesht është ngrirë situata.
Kjo është themelorja e sotme, marrëveshje paqeje apo pushim zjarri?
Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do ketë luftë, prandaj evropianët kërkojnë të fitojnë kohë, të armatosemi, mos kemi nevojë për SHBA për 3-4 vjet. Por nëse nuk bëhet pushim zjarri, nëse bëhet marrëveshje paqeje nuk ka më luftë, se është në kushtetutë pastaj, dhe këtë Zelensky nuk mund ta bëjë. Pra ai thotë: unë e pranoj, mbajeni, por kur unë të bëhem i fuqishëm do ta luftoj prapë. Kurse Trump, jo-jo thotë, unë e dua atë tani marrëveshjen e paqes. Prandaj kanë shkuar evropianët të thonë që ne nuk jemi dakord me marrëveshje paqeje, është lojë fjalësh.
“Evropa e di që me Rusinë do të ketë përsëri luftë”/ Takimi Trump-Zelensky, flet gazetari: Është thjesht një lojë…
