Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave në zonat kadastrale të Pocest dhe Maqellarë, në bashkinë Bulqizë. Ky është një proces që përfshin gjithsej 106 zona kadastrale në mbarë vendin, me fokus të veçantë në zonat rurale që shtrihen nga Elbasani deri në Malësinë e Madhe. Grupet e punës të ASHK-së janë në terren dhe po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me banorët dhe pushtetin vendor, për të kryer matjet e kufijve të pronave, verifikimin e të dhënave dhe informimin e plotë të komunitetit mbi procedurat dhe fazat e projektit. ASHK thekson se bashkëpunimi me komunitetin është çelësi për suksesin e projektit: ”Bashkëpunimi me banorët është çelësi për një proces të shpejtë, transparent dhe të saktë. Ftojmë të gjithë...