Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E gjashta “Zonë Blu” në botë: Sekreti i jetëgjatësisë në Singapor
Marrë nga BBC Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, pak vende në botë kanë përjetuar një rritje kaq të ndjeshme në pritshmërinë e jetës sa qytet-shteti ishullor në Azinë Juglindore. Një fëmijë i lindur në Singapor në vitin 1960 pritej të jetonte deri në moshën 65 vjeç. Por sot, 60 vjet pas pavarësisë së Singaporit në vitin 1965, pritshmëria e jetës ka kapërcyer 86 vjeç, sipas vlerësimeve. Për më tepër, numri i qindvjeçarëve në Singapor është dyfishuar gjatë periudhës 2010-2020. Ky përparim i jashtëzakonshëm në jetëgjatësi është nxitur kryesisht nga politika dhe investime të qëllimshme nga qeveria. Ky dallim i veçantë i dha vendit titullin e “Zonës Blu” të gjashtë në botë në gusht 2023. Edhe pse së fundmi janë vënë në pikëpyetje nga disa demografë,...