Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosën rëndë nënë e bir/ Bien në prangat e policisë dy vëllezërit, me precedentë në fushën e narkotikës
Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën me sende të forta nënë e bir N. A dhe E. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë. Ata kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi...