Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?
Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre. Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur. Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku