Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura. Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë. Një lidhje që nisi në bankat e shkollë. Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një...