Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Shkatërrimi i bibliotekës së fshatit dhe rënia në dashuri me librin
Blerim Latifi (Shkëputur nga Libri i Kujtimeve) Nga Blerim Latifi Biblioteka e fshatit tonë ishte shumë e pasur me libra. Thuhej se fondi i saj përbëhej prej 10 mijë volumesh. Në atë kohë Shtëpia Botuese “Rilindja” botonte mijëra tituj brenda vitit, me tirazh po ashtu prej mijëra kopjesh për secilin titull dhe një pjesë e këtyre librave dërgoheshin edhe nëpër bibliotekat e fshatrave. Ndërtesa ku ishte vendosur biblioteka ishte më e bukura në fshat. Ishte një ndërtesë e stilit modern, me dy kate. Në katin e parë ndodhej shtëpia e shëndetit, ndërsa në të dytin, përpos bibliotekës, ndodhej edhe zyra e bashkësisë lokale, një njësi adiministrative e cila hynte në kuadrin e komunës dhe rëndom përfshinte disa fshatra. Ne, si nxënës, e vizitonim rrallë bibliotekën....