Migjeni: Kangët e pakëndueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakënduemetë cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnuememe shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.Thelltë në veten teme kangët e mia jesin…e unë jam vullkani që fle i fashitun,por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitunnë një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?Jo! Jo! Se liria filloi me lulzuedhe e ndjej nga Dielli valën.O kangët që fleni reliktet e miaq’ende s’keni prekun as një zemër të huej,vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë djepi juej; ndoshta vorri juej.

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

MIGJENI: NGA VUEJTJA SYT’ PO MË MADHOHEN

Ka do ditqë po shof fare mirëse si nga vuejtja syt po më madhohen,nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohene si buzqeshja m’asht e hidhun…… dhe po ndijse si mëngjeset e mianuk janë ma mëngjese hovi e pune,as ndërtimi, por të shtymt dita më ditëe një jete që s’durohet.Dalngadalë po shofsi jeta një nga njësecilin ndjesime tradhtipo ma vulosdhe s’po më mbetë asgjaqë me u ndasi shej gëzimi,

përparanuk e dishe, o jetë,se kaq i tmerrtëasht grushti i ytqë mbytpa mëshirë.Por kotnë pasqyrë po shofse si nga vuejtja syt po më madhohennëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen,dhe shpejt do të bahemflamur i vjetruemi rreckuemndër luftat e jetës.

*Titulli i origjinalit: “Vuejtja”

ObserverKult

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *