Nga Julia Vrapi
Pirateria në krijimtari mbetet shqetësuesepër krijuesit, por dhe moszbatimi i ligjit ka bërë që ata të shprehen me kritika në drejtim të institucioneve në vend. Autorët të muzikës, regjisorë dhe të tjerë artistë kërkojnë zbatimin etë drejtës së autorit, ndërsa presin që nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të ketë më shumë vëmendje ndaj problemeve, që ata kanë shprehur herë pas here. Regjisori Nikolin Gurakuqi thotë se e drejta e autoritështë një e drejtë ligjore. Ai shprehet se krijimtaria është e autorëve dhe duhet të paguhet.
“E drejta autorit është një e drejtë ligjore. Autori kur ka krijimtari dhe duhet të paguhet sipas ligjit. Nuk është punë zhurme, punë e drejte është”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh”. Për krijuesit sa i takon të drejtës së autorit duhet të arrihen disa standarte. Sipas tyre në shtete të tjera të botës kur flitet për krijimtarinë e një autorit e drejta zbatohet sipas ligjeve.
Regjisori Nikolin Gurakuqi sjell në vëmendje se duhet të funksionojë më mirë edhe ndarjen e pagesave për autorët. “Muaka dy vjet që nuk mëështë paguar asgjë nga edrejta autorit. Edhe kur u vu nës kenë “Cavalleria Rusticana” në Opera ish drejtoresha nukmë pagoi të drejtën e autorit. Unë jami regjistruar në shoqatën e të drejtës së autorit si regjisor, sepse shfaqjet e mia kanë regjistrime audiovizuale, janë si film. Në fillim shoqata më pagoi, por tani ka dy vjet qënuk di më asgjë.Problemi është që Shqipëria edhe në fushën e artit dhe kulturës duhet të arrijë disa standarte. Standarti europian i së drejtës autorit është që nuk diskutohet nga njeri për të drejtën e autorit në Itali, në Francë, Amerikë, etj.
Autorët kanë të drejtë të paguhen, në Shqipëri herë paguhen herë jo”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi. Edhe më parë regjisori Nikolin Gurakuqi ka folur për problemet në fushën e artit, ku dhe ai si të tjerë krijues dhe artistë kërkon që të respektohet e drejta e autorit nëkrijimtari. Ndër vite në aktivitetin e tij ai ka realizuar mbi 80 produksione operistike në TKOB, Universitetin e Arteve, qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj Itali, Greqi, Kosovë.
Problemet e kompozitorëve
Kompozitori Miron Kotani gjithashtu i bashkohet dhe të tjerë krijuesve, që kamë reaguar edhe më parë për probleme me krijimtarinë muzikore në vend. Sipas tij ndryshohen ligje, ikin dhe vijnë ministra të Kulturës, por situata është njësoj. Miron Kotani sërish e pohon se nuk ka vullnet politik për zbatimin e ligjit. “Në Shqipëri duhet të zbatohet ligji për të drejtën e autorit. Ligji nuk zbatohet. Si puna e kioskave kanë vite që i lanë të ndërtoheshin pa leje, tani po i shembin në gjithë Shqipërinë. Kështuështë dhe puna e ligjit, nuk zbatohet. Janë mijëra lokale që asnjë nuk paguan të drejtë autori, kjo tregon që nuk zbatohet ligji. Nuk ka vullnet politik për të zbatuar ligjin për të drejtën e autorit”, thotë Kotani. Edhe ato të pakta takime që janë bërë për problemet mbi të drejtën e autorit në fushën e muzikës me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, kompozitori Kotani thotë se janë thjesht show, pasi asgjë nuk ka ndryshuar. “Takimet që bëhen janë vetëm show mediatik i ministrit të radhës. Kemi bërë ne takime me ministra,me shoqata dhe asgjë. Janëdiku te 200-300 kompozitorë që janë në pikë të hallit”, thotë Miron Kotani. Ligji i ri për të drejtat e autorit u miratua në Kuvendin e Shqipërisë në mars 2016, ndërkohë që edhe një dëgjesë publike nga ish ministrja e Kulturës për përmirësimet ligjore në tetor 2020 riktheu debatet për zbatimin e tij.
Autorët: Ligji për të drejtën e autorit nuk zbatohet, por për krijimtarinë duhet paguar
