Viti i ri shkollor 2025-2026, publikohet kalendari i ri

Viti i ri shkollor 2025-2026, publikohet kalendari i ri

Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke përfshirë datat e nisjes së mësimit, periudhat e pushimeve, afatet e provimeve kombëtare, si dhe procedurat e regjistrimit online për klasat hyrëse. Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë, të mesëm të lartë do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit përveç maturantëve do të bëhet më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi përfundon më 29 maj, në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për provimet shtetërore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026....