Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Maqedoni/ Kryhet autopsia e 59 viktimave, Mjekësia ligjore: Të gjithë viktimat në diskotekën e Koçanit vdiqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave. Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” “Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA” Ai tha...