Agim Doçi: Ku ta gjej unë erën tënde…

Agim Doçi: Ku ta gjej unë erën tënde…

Ehu!… Pyetje ishte kjo për të bërë.apo të gjithë kërkojnë nga dashuria?Ahere thashë: “Do bëj një pyetje jo si të tërë!Një pyetje “bombë”, nga ato që bën mençuria. “Ku ta gjej unë erën tënde!?…”dhe si shuplakë, pyetja në vesh më flakëroi.Këto janë intervista! – mendova, – që dalin prej zemre…Tani forca, përgjigju!… se koha kaloi! E vura gishtin tek plaga e sapohapurArrnuar me fasho psherëtime dhe malli.E prekja pa mëshirë plagën e përgjakurQë përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli. Kërkoja të nuhasja erën time vetiakedhe aty brenda shpirtit përgjigjen të merrja…çudi…përpjekjet e mija dështakenga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja! Përse më bën pyetje ti zogu i pranverësQë strukesh pranë meje e lumtur!?S’e ndjen erën time që rri prapa derësdhe pret e rrënqethur...