Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”. “Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës. “Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya. Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni –...