Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministria e Shëndetësisë: Mbi 1,000 konsulta mjekësore këtë sezon në qendrat verore
Qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat turistike të vendit vijojnë të ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët. Një ndër 36 pikat verore është edhe ajo në Palasë, ku mjekët dhe infermierët ofrojnë ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur këtë fundjavë se “mbi 1 mijë vizita e konsulta mjekësore janë kryer këtë sezon, duke garantuar shërbim cilësor, të shpejtë dhe të aksesueshëm për çdo nevojë shëndetësore”. “Qendra Shëndetësore Verore Palasë, në zemër të bregdetit shqiptar. Me përkushtim dhe kujdes Dr. Evisi është çdo ditë pranë pushuesve vendas e të huaj, duke u siguruar që pushimet të jenë të qeta dhe të sigurta. Mbi 1,000 vizita...