Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarre në Turqi, evakuohen qindra banorë nga shtatë fshatra! Rreziku ende aktiv
Qindra persona janë evakuuar nga shtatë fshatra në provincën turistike të Çanakales (Dardanele), në veriperëndim të Turqisë, për shkak të një zjarri të ri që ka shpërthyer, njoftuan autoritetet sot. Zjarri shpërtheu ditën e shtunë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta në kodrat pranë Gadishullit të Galipolit, buzë ngushticës së Dardaneleve. Gjatë natës, rreth 250 banorë u detyruan të largoheshin nga pesë fshatra, ndërsa sot janë evakuuar edhe dy fshatra të tjerë, bëri të ditur guvernatori i Çanakales, Ömer Toraman, përmes një postimi në platformën X, pa specifikuar numrin total të të evakuuarve. Në terren po punojnë intensivisht 1,300 forca, përfshirë 343 automjete zjarrfikëse, 12 avionë dhe 18 helikopterë, sipas ministrit të Bujqësisë, Ibrahim Yumaklı. Provinca e Çanakales, e njohur...