Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë çdo vit se duan fëmijët
Albi Jaçe, një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Vjenë, Austri, ka zgjedhur sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet verore me familjen e tij. Bashkë me bashkëshorten Melani dhe katër fëmijët, ai po udhëton në disa nga destinacionet më të njohura bregdetare të vendit. Albi ishte vetëm 6 vjeç kur u largua nga Tirana me familjen për të emigruar në Austri. Sot, në moshën 41-vjeçare, ai punon si bankier dhe thotë se Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij. “Jetoj në Vjenë prej 35 vitesh. Pushimet çdo vit i kalojmë në Shqipëri, sepse është një vend i mrekullueshëm. Fëmijët tanë e duan dhe e ndjejnë këtë vend si shtëpinë e tyre,” – thotë ai nga plazhi i Ksamilit, ku familja po qëndron aktualisht....