Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje
Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit. Nga të dhënave zyrtare, vetëm më 16 gusht nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5,205 qytetarë, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291 shtetas. Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442. Në total, përmes dy pikave kufitare janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje brenda një dite. Ky fluks i shtuar vjen si pasojë e kthimeve të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet verore.