Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndahet nga jeta aktori i “Superman”
Bota e kinemasë ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Aktori britanik Terence Stamp, i njohur si një nga ikonat e Hollivudit të viteve ’60 dhe për rolet e tij të paharrueshme në filmat “Superman” dhe “Superman II”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij për agjencinë Reuters. “Ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të frymëzojë njerëzimin për shumë vite. Kërkojmë privatësi në këtë moment të trishtë”, thuhet në reagim. Stamp, i lindur në East End të Londrës në vitin 1938, nisi karrierën pas një burse në shkollën e dramës, duke lënë pas një jetë të thjeshtë si punëtor në fushën e reklamave. Me kalimin e...