Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve, në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike, bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave. Të afërmit e cilësuan 17 gushtin e vitit 1949 si një ditë të zezë për Mirditën. “U bëj thirrje të gjithë bashkëvuajtësve tanë, duhet të bashkohemi sa më shumë, të jemi sa më të fuqishëm dhe të përballojmë çdo të keqe që kemi.” Masakra e...