Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Austria kërkon reagim të BE-së për krizën në Serbi: Dhuna e Vuçiç ndaj protestuesve paqësorë duhet të marrë përgjigje nga Brukseli
Kryetari i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, u shpreh se pret një reagim të qartë nga Komisioni Evropian ndaj zhvillimeve të fundit në Serbi. Në një deklaratë për agjencitë APA dhe DPA, Schieder tha se skenat nga Serbia janë tronditëse dhe se qytetarët kanë dalë paqësisht në rrugë për muaj të tërë për shkak të ngopjes me sistemin e korruptuar të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç. Ai shtoi se qytetarët nuk duan më të tolerojnë abuzimin me pushtetin, që sipas tij, nuk kushton vetëm para, por edhe jetë njerëzore, ndërsa Vuçiç po përgjigjet me dhunë në vend që të marrë përgjegjësi. Raporti i APA/dpa thekson se për më shumë se nëntë muaj, mijëra qytetarë kanë protestuar rregullisht kundër qeverisë së...